19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Qeveria mbetet e përkushtuar në luftën për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në luftën e fortë dhe të pakompromistë për mbrojtjen e mjedisit.

Kështu theksohet në kumtesën e LSDM-së, në të cilën ata potencojnë se ndër prioritetet në kornizën strategjike “Aksioni 21” të Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti është mbrojtja e mjedisit, burimeve natyrore, lufta e fortë dhe e pakompromistë për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

“I kemi rritur gjobat për shkeljet e mjedisit deri në 20 herë dhe po fusim kontrollin 24-orësh të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe inspektorateve lokale, kompetencat e të cilave janë forcuar”, qëndron në kumtesë.

Për vitin 2021, në Programin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit parashikohen 100 milionë denarë për objektet për komunat për zëvendësimin e sistemeve jo-ekologjike të ngrohjes, rritjen e efikasitetit të energjisë si dhe rinovimin e gjelbërimit urban.
Nga atje theksojnë se deri në vitin 2024, asnjë institucion shtetëror nuk do të përdorë burime ndotëse energjie.

“Në mënyrë që të sigurohet ajër i pastër dhe një mjedis i shëndetshëm, 70 milionë euro do të financohen nga Buxheti i shtetit për sistemin e pastër ekologjikisht dhe të shpejtë të autobusëve në Shkup dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojnë subvencionet, siç është projekti i kondicionerëve inverter për 5,000 familje shtesë”, shtohet në kumtesë.

Një nga prioritetet kryesore në fushën e mjedisit është rritja e numrit të zonave të mbrojtura natyrore.

Në vitin 2021, thekson LSDM, do të vazhdojnë me procedurën që Mali i Sharrit të zhvillohet si Park kombëtar dhe do të miratohen planet për menaxhimin e parqeve kombëtare Pelister, Galiçicë dhe Mavrovëo, si dhe planet për menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Të fundit