20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Shlyerje e mbi 10 milionë euro borxhe për mijëra familje

LSDM për qytetarët: Mbi 10 milionë euro borxhe të mijëra familjeve do të shlyhen me Ligjin e ri për shlyerje të borxheve!

LSDM si parti përgjegjëse në vazhdimësi ndërmerr masa konkrete për avancimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Në atë drejtim është e miratimi i Ligjit për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik, propozuar nga Qeveria e kryesuar nga LSDM.

Ky Ligj do të thotë zgjidhje e problemit me lëndët e vjetra gjyqësore dhe përmbaruese të cilat ishin transferuar tek përmbaruesit dhe noterët në vitin 2011, si dhe lëndët e dhëna për pagesë të borxheve para përmbaruesve përfundimisht me 31.12.2017. Me këtë masë tërësisht shlyhen normat e interesit të borxheve dhe normat e interesit të shpenzimeve në procedurat që i kanë qytetarët ndaj ndërmarrjeve publike, të themeluara nga komunat dhe shteti.

Mbi 10 milionë euro borxhe të mijëra familjeve, kreditorët në pronësi shtetërore apo publike janë të detyruar t’i shlyejnë në afat prej 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji.

Krahas shlyerjes së normave të interesit, ky Ligj siguron edhe riprogramim të borxheve të vjetra, përkatësisht qytetarëve u mundësohet, varësisht nga vlera e tyre, t’i paguajnë ato në këste.

LSDM me të vërtetë kujdeset për të gjithë qytetarët. Konfirmim për këtë janë zbatimi i masave të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Prandaj, qytetarët do t’i mbështesin politikat e LSDM-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill. Sepse mu përmes tyre sigurohen më shumë para dhe më pak shpenzime në çdo familje.MEDIAL.mk

Të fundit