19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Shteti ka nevojë për zgjedhje posa të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thekson se shtetit i nevojiten zgjedhje posa të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre.

“Vendi ynë në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme ka ndërmarrë masa dhe mirë po ballafaqohet me koronavirusin, por ne kemi nevojë për institucione, kemi nevojë për qeveri dhe kuvend me legjitimitet të plotë për t’i parandaluar në mënyrë efektive pasojat e kësaj krize”.

“Zgjedhjet të mbahen në momentin e parë të zvogëlimit të intensitetit të koronavirusit sepse në kushte të tilla nuk ekziston asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve. Sidomos duke e marrë parasysh që një valë e re e virusit pritet në vjeshtë dhe do të ishte e papërgjegjshme të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Për më tepër, kjo do t’i jepte shans shtetit, me një qeveri politike të zgjedhur dhe parlament me legjitimitet të plotë më mirë të përgatitet për valën e re në vjeshtë, nëse do të ketë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se qëndrimi i përbashkët i partive në koalicion është të përdoret momenti i lehtësimit të koronavirusit dhe stabilizimit të pandemisë dhe të shkohet në votime, në mes të qershorit./Telegrafi/

Të fundit