29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Siljanovska pranoi se nuk e njeh shtetin dhe popullin e vet

Kandidatja e Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska pranoi se nuk i njeh popullin e vet.

Siljanovska pranoi se për herë të parë njihet me fshatrat dhe qytetet në shtetin tonë dhe se deri tani nuk e ka ditur si janë qytetarët që jetojnë në to.

Paraprakisht Siljanovska ka pranuar se nuk beson as në sloganin e vet për fushatën, ka pranuar se të tjerët ia kanë zgjedhur dhe ajo vetëm e ka pranuar.

Qytetarët nuk do të lejojnë kandidat i cili nuk i njeh fshatrat dhe qytetet, i cili nuk e njeh popullin e vet që të qëndrojë në krye të shtetit.

Qytetarët, në këto zgjedhje do të zgjedhin president të vërtetë, do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin për president i cili bashkon dhe çon përpara drejt progresit dhe integrimeve në BE dhe në NATO.

Qendra për Komunikime me Opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë

Të fundit