28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Të gjitha zgjedhjet e organizuara nga VMRO-DPMNE janë jovalide, kërkojmë hetime

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pas pranimit të fajit të të akuzuarve në rastin “Titanik”, tani shprehen se të gjitha zgjedhjet që VMRO i ka organizuar kanë qenë të parregullta ndërsa fushatat janë finansuar ilegalisht, informon Zhurnal.

Nga LSDM thonë se kjo i konfirmon të gjitha proceset zgjedhore të organizuara nga VMRO-DPMNE se të njejtat janë jo të rregullta.

Nga LSDM tani kërkojnë nga Mickoski dhe gjithë udhëheqësia e partisë të japin dorëheqje.

“VMRO-DPMNE ngelet parti jo e reformuar, Mickoski është i rrethuar me njerëzit e afërm të Gruevskit si Igor Janushev, Aleksandar Nikolloski e Antonio Milloshoski.

Apelojmë për hetim efikas dhe përfundim të proceseve kundër të gjithë ish politikanëve dhe atyre aktual, pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë.

Drejtësia duhet të mbizotërojë, para ligjeve të gjithë duhet të jenë të barabartë”, thuhet në kumtesë./Zhurnal.mk

Të fundit