19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM thotë se s’duhet të ketë takim liderësh

Nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov në pyetje të gazetarëve rreth qëndrimit të Hristijan Mickoskit për takim liderësh theksoi se momentalisht nuk ka nevojë për takim liderësh.

Sipas tij, momentalisht më e rëndësishmja është tejkalimi i pandemisë së coronavirusit dhe zgjidhja e pasojave ekonomike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne konsiderojmë se tani nuk është koha të bisedohet për zgjedhje. Ka kohë dhe do të bisedojmë kur do të vijë koha. Fokusi ynë kryesor mbetet shëndeti i qytetarëve dhe masat ekonomike me qëllim që t’i ruajmë vendet e punës, t’u ndihmojmë qytetarëve dhe ta fitojmë këtë krizë nga coronavirusi”, tha Petrov.

Ndryshe, më herët edhe nga kabineti i presidentit Pendarovski thanë se takim liderësh pritet të ketë pas pjesës së dytë të muajit maj./Telegrafi/

Të fundit