29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Vendimi i Gjykatës së Strazburgut është fitore e drejtësisë

Me vendimin e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, e cila konfirmoi se aplikimet e shtatë ish funksionarëve ët VMRO-DPMNE-së janë të palejueshme, është arritur fitore e madhe në drejtësi, të shtetit tonë juridk dhe argumentet e qeverisë. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, informon Zhurnal.

“Vendimi i gjykatës së Strazburgut është i rëndësishëm sepse përskaj tjerave, nuk ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut në përndjekjen e anëtarëve të kryesisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së. Abolimi joligjor i ish presidentit Gjorge Ivanov dështoi.

VMRO-DPMNE humbi në Strazburg, e argumentet e shtetit lidhur me aplikimet e palejueshme fituan dhe janë pranuar. Tani, sistemi i pavarur gjyqësor ka përgjegjësi dhe obligim para qytetarëve dhe ligjeve t’i përfundojë të gjitha procedurat penale që janë në vijim. Qeverisja e së drejtës dhe shteti juridik, joselektiviteti në procedura ngelen si prioritete kryesore të LSDM-së në procesin e ndërtimit të një shoqërie të drejtë për të gjithë”, thuhet në kumtesën e partisë./Zhurnal.mk

Të fundit