28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: VMRO-DPMNE bllokon ligjin për shlyerjen e kamatave dhe borxheve

Nga partia në pushtet LSDM thonë se VMRO-DPMNE për më shumë se një javë në Kuvend po bllokon Ligjin për shlyerjen e kamatave dhe riprogramimin e borxheve të personave fizik, me çka po ju bënë dëme direkte qytetarëve.

“Deputetët e kësaj partie haptazi shihet se janë kundër shlyerjes së kamatave dhe borxheve që kanë qytetarët dhe ligjit që u jep fund rasteve të vjetruara gjyqësore të transferuar tek përmbaruesit dhe noterët në vitin 2011, si dhe rastet e dhënë për kryerjen e pagesën së borxheve para përmbaruese deri më 31.12.2017”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se VMRO-DPMNE po bllokon ligjet si: Ligjin për shlyerjen e borxheve për ndërmarrjet publike, ligjit për legalizim të objekteve pa leje, ligjit për Akademinë e Gjyqtarëve, ligjin për shfuqizimin e lustracionit./Telegrafi/

Të fundit