19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM+BDI+ASH, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojnë bashkë!

Zhurnal nga burime të sigurta më 15 shkurt shkroi se, LSDM+BDI+ASH, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojnë bashkë si koalicion për të siguruar shumicën parlamentare për qeverisje edhe të një mandati tjetër 4 vjeçar.

Kjo mbase ishtë e pritshme pasi Aleanca për Shqiptarët pas hyrjes në Qeveri u akuzua se gaboi pasi është bashkangjitur në kohë të gabuar sepse më pak se një vit i ka mbet jetë kësaj qeverie. Por, informacionet e sigurta të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal flasin që ASH e ka bërë këtë veprim duke qenë në koordinim me BDI-në dhe LSDM-në që pushteti i tyre të vazhdohet edhe për një mandat tjetër.

E kjo krejt me anë të bashkëpunimit të këtyre tre partive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen vitin që vjen. Ky bashkëpunim është i frytshëm dhe i patjetërsueshëm për tre partitë në fjalë, për LSDM-në pasi shpëtim të vetëm pas çdo dobësimi ka partitë shqiptare, për BDI-në që të kurojë plagët që do t’i shkaktojë grupi i zjarrit, dhe për ASH-në që të vazhdojë në pushtet sepse në opozitë ka humbur besimin te qytetarët pas futjes së tanishme në këtë përbërje qeveritare, shkruan Zhurnal.

Të fundit