28/05/2022
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM:Të gjithë së bashku me respektim të masave për mbrojtje do të arrijmë ta luftojmë armikun e padukshëm

Të gjithë së bashku me respektim të masave për mbrojtje do të arrijmë ta luftojmë armikun e padukshëm, por të pranishëm.

Sa do të zgjasë beteja kundër koronavirusit, varet nga disiplina jonë në respektimin e masave për mbrojtje të shëndetit personal dhe publik.

Ky është momenti kur të gjithë duhet të japim maksimumin në mënyrë që të vendoset kontrolli ndaj virusit.

Prandaj duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje, duhet të mbajmë maskë apo pajisje tjetër mbrojtëse me të cilën do t’i mbrojmë hundën dhe gojën, duhet shpesh t’i lajmë duart dhe të mos i prekim sytë, fytyrën dhe hundën.

Duhet të mbajmë distancë nga njerëzit rreth nesh dhe të mos mblidhemi, duhet rregullisht të bëjmë dezinfektim në shtëpi dhe në vendet e punës.

Duhet të gjithë t’i respektojmë këto masa, por edhe t’u themi familjarëve tanë, miqve, kolegëve se edhe ata duhet ta bëjnë të njejtën.

Vetëm në këtë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin personal, por edhe të më të afërmëve tanë.

Në periudhën që pason kështu do të tregtojmë, kështu do të shkojmë në punë, do t’i vizitojmë kafenetë, kështu do të funksionojmë.

Nëse këto masa respektohen në përpikmëri, ato japin rezultate.

Nëse nuk i respektojmë masat për mbrojtje personale, e rrezikojmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërmëve tanë dhe tërë rrethinës.

Të gjithë së bashku mundemi he do të arrijmë shpejtë ta luftojmë armikun e padukshëm, por të rrezikshëm!

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin

Të fundit