24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lufta e Kosovës/ Rexhep Selimit i konfirmohet aktakuza, niset drejt Hagës

Rexhep Selimit një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë një aktakuzë dhe të enjten do të udhëtojë për atje.

Selimi, aktualisht shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, shkroi në llogarinë e tij në Facebook se në orët e mbrëmjes është njoftuar për aktakuzën.

“Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka“, ka shkruar Selimi.

Të fundit