13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lufta hyri në javën e tretë – presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për gjenocid

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka hyrë në javën e tretë, përkatësisht në ditën e 15. Në qytetin Mariupolit dje është bombarduar materniteti. Nënkryetari i qytetit të rrethuar të Mariupolit në Ukrainën jugore për BBC-në tha se gjatë këtij bombardimi janë vrarë tre persona – përfshirë një fëmijë. Të paktën shtatëmbëdhjetë të tjerë thuhet se u plagosën, përfshirë gra shtatzëna. “Jam absolutisht i sigurt se ata dinë për këtë objekt dhe ky është spitali i tyre i tretë që po shkatërrojnë në këtë qytet”, tha Sergei Orlov për BBC. Nga ana tjetër, Rusia thotë se bombardimi në spital është ‘lajm i rremë’. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenskiy akuzon Rusinë për gjenocid. Sot gjithashtu pritet që ministrat e jashtëm të dy vedeve të takohennë Turqi, transmeton Portalb.mk.

 

Të fundit