25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Trajanov: Të kemi agjenci kundër korrupsionit

Lideri i Lidhjes demokratike Pavle Trajanov, që nga viti 2005 nuk tërhiqet nga ideja për formimin e Agjencisë së pavarur për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Institucionet e deritanishme nuk kanë qenë rezistente nga proceset korruptive. Trajanov theksoi se Agjencia do të jetë e pavarur me bord drejtues që do ta përbëjnë 13 deri 15 persona ekspert dhe me integritet që do ta zgjedhin drejtorin. Në mesin e tyre do të ketë profesor universitarë, anëtarë të Komisonit për parandalimin e korrupsionit, avokat, gazetarë dhe njohës të tjerë të rrethanave.

“Pres mbështetje, tani në Kuvend do të shihet se cilat parti janë për luftë kundër formave të rënda të krimit dhe kush vetëm verbalisht vepron në publik se janë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.”, – deklaroi lideri i lidhjes demokratike, Pavle Trajanov.

Profesori universitarë Gordan Kallajxhiev, nismën për formimin e një Agjencie të tillë, e shef pozitive dhe një mundësi që në mënyrë të pavarur të luftohen format e larta të krimit dhe korrupsionit, të cilat vështirë po realizohen nga PNKOK.

“Problemin më serioz e kemi në pjesën e zbulimit dhe ndjekjes ku 2/3 e krimit nga arsye të panjohura dhe nga korrupsioni mbesin të pazgjidhura dhe të pa procesuara. E dini si zhvillohen gjërat në PNKOK, të pafavorshme, me ndikime të dukshme nga elita politike mbi këtë institucion.”, – theksoi profesori universitar, Gordan Kallajxhiev.

Tërësisht e departizuar, agjencia do të numëronte 50 të punësuar me autorizime të veçanta dhe paga prej rreth 2 mijë euro që duhet të sigurohen nga buxheti. Agjenci të tilla janë formuar në disa shtete për rreth dhe në vende evropiane u tha me këtë rast.

FLORIJE BELULI KAMBERI

Të fundit