03/12/2023
5.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lufta në Gaza, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit: 52,000 gra shtatzëna dhe 36,000 foshnja pinë ujë të kontaminuar ose të kripur

Të dhënat mbi dramën humanitare të përjetuar nga popullsitë vulnerabël në Gaza janë tronditëse, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA, të publikuar nga gazeta izraelite Haaretz.

Artikulli special, i titulluar “Raporti i Departamentit të Brendshëm të Shtetit i kërkon Izraelit të rivendosë furnizimin me ujë në Gaza”, thekson problemet e grave shtatzëna dhe foshnjave nën moshën gjashtë vjeç. Në veçanti, 52,000 gra shtatzëna dhe 36,000 foshnja nën moshën 6 vjeç janë të detyruar të pinë ujë të kontaminuar ose të kripur, për shkak të vendimit të palës izraelite për të mos lejuar furnizimin me karburant në Gaza, pasi impiantet e shkripëzimit kanë ndërprerë punën.

52,000 gra shtatzëna dhe mbi 30,000 foshnja nën moshën gjashtë muajsh aktualisht po pinë ujë të kontaminuar në Gaza, sipas një vlerësimi të brendshëm të një dokumenti të Departamentit të Shtetit të SHBA

Sipas gazetës izraelite, Departamenti Amerikan i Shtetit i rekomandon administratës Biden që të bëjë presion ndaj Izraelit për të marrë masa të menjëhershme, të cilat sipas autorëve të raportit do të lehtësojnë palestinezët. Në të njëjtën kohë, Joe Biden i kërkoi kryeministrit izraelit më shumë garanci për çështjen e civilëve.

Por, sipas burimeve palestineze, Izraeli ka bombarduar spitalin më të madh në Gaza, ku janë strehuar 14 mijë civilë, por edhe spitalin Al Quds ku është dhënë ultimatumi i ri izraelit për evakuim.

Tel Avivi këmbëngul se qendrat e komandës nëntokësore të Hamasit janë të vendosura poshtë dy spitaleve, duke përdorur efektivisht civilët si “mburoja”.

Të fundit