25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lulja që i largon insektet nga shtëpia juaj!

Me motin e ngrohtë shkaktohen edhe situata të cilat na detyrojnë që të luftojmë me insektet në shtëpitë tona. Shumica e njerëzve nuk di se si të ballafaqohet me këtë problem në mënyrë natyrore dhe të sigurt.
E pra, a e keni ditur që merimangat urrejnë mentën (Mentha piperita)? E gjitha që mund të bëni është të përzieni vajin e pepermintit dhe ujin dhe t’i qitni në një shishe, e cila ka spërkatës. Zonat e sulmuara nga merimangat siç janë dritaret dhe dyert dhe çdo qoshe në shtëpi, thjesht spërkatni me këtë tretje.

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit menta dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide.

Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike. Shfrytëzohet shumë në mjekësi, për prodhimin e çajeve, për shërimin e organeve të tretjes dhe organeve të frymëmarrjes, në kozmetikë, farmaci dhe industrinë ushqimore.

Të fundit