20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lumi Shkumbin do të pastrohet në muajin Prill

Mobilje të vjetra, televizor të vjetër dhe të prishur, si dhe mbeturina të tjera nga më të ndryshmet mund të shihen në ujrat e lumit Shkumbin në Tetovë.Kësisoji, lumi Shkumbin edhe në këtë periudhë vazhdon të jetë i papastruar në shumë pjesë.Më kritike paraqitet gjendja në pjesën e poshtme të qytetit respektivisht në dalje të Tetovës ku janë grumbulluar një pjesë e madhe e mbeturinave të ndryshme. I njejti është pëprlot me rrërë dhe gurrëz që vijnë nga pjesët më të larta dhe të njejtat nuk janë larguar, gjegjësisht autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë masa për pastrimin e të njejtit në këtë periudhë. Krahas ndotjes së lumit, mbeturinat mund të shkaktojnë edhe përmbytje pasi që mos pastrimi në kohë  sjell  rritjen e nivelit të ujit dhe daljen nga shtrati. Banorët  janë ankuar se autoritetet lokale duhet që të marrin masa parandaluese në kohë sepse tashmë në muajt në vijim pritet që të rritet niveli i ujit të Lumit Shkumbin dhe rreziku për të vërshuar i njejti është i madh.Nga komuna e Tetovës thonë se gjatë muajit të ardhshëm do të fillojnë me aktivitete për pastrimin e shtratit të lumit.

“Duke patur parasysh se jemi të vetëdijshëm për grumbullimin e mbeturinave në rrjedhën e lumit Shkumbin dhe kësaj gjendje I ndihmon edhe vetë prurjet e lumit, por edhe qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit, ekipet tona kryejnë pastrim gjatë periudhës kur gjendja është më kritike sidomos nëse lejojnë kushtet klimatike apo ato financiare.Marrë për bazë pasi që bëhet fjalë për një lum që ka gjatësi rreth 5000 metra, nevojiten 858 mijë denarë ku kryhet pastrimi I tërësishëm I lumit, prandaj me aktivitete do të fillojmë gjatë muajit prill”, thonë nga komuna e Tetovës.

Shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë, kësisoji vazhdon të jetë “kontejner” mbeturinash dhe në të, jo rrallë mund të shihet aparaturë kuzhine, mobilje, kafshë të ngordhura dhe pemë të prera, gjë që vjen nga mungesa e kontrolleve të vazhdueshme të inspektoratit të ekologjisë.Pastrimi i fundit është bërë gjatë vjeshtës së kaluar në pjesën deërmuese të lumenjëve në rajonin e Tetovës.Tv Koha/

Të fundit