29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Magna” kanadeze fillon me ndërtimin e fabrikës në Shtip

Në Shtip sot do të shënohet fillimi i punëve ndërtimore për projektin investues të kompanisë “Magna Mehatroniks” në Zonën e zhvilluar teknologjike industriale – Shtip.

Në ngjarje është paralajmëruar edhe fjalimi i kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, bashkëkryetarit të kompanisë “Magna Internacional”, Dejvid Krespi, si dhe i drejtorit të ZZHTI, Jovan Despotovski.

Investimi është në vlerë prej 40 milionë eurove dhe sipas paralajmërimeve fillimisht do të punësohen 600 persona.

Në fabrikë do të proldhohen pjesë elektro-mekanike për automobilë.

Kompania kanadeze “Magna Internacional” tashmë ka hapur objekt në Strugë për krijim dhe montim të retrovizorëve.

Të fundit