19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mali i zi: Abazoviç pranë krijimit të qeverisë së re

Partia Demokratike e Socialistëve malazeze e presidentit Milo Gjukanoviç ka pranuar që të mbështesë qeverinë e re që po krijohet nga Dritan Abazoviç. Sipas Gjukanoviç partia e tij nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve europiane dhe shëndetësisë.

Sipas Gjukanoviç, 46 deputetë përbëjnë shumicën e re qeveritare ndaj javën e ardhshme do të ketë një seancë plenare të parlamentit malazez për të zgjedhur kryetarin e ri të kuvendit dhe qeverinë e 43-të malazeze.

Ndërkaq partitë që mbështesin kryeministrin në largim, Kripokaviç u shprehën se formimi i një qeverie me mbështetjen e Milo Gjukanoviç po bëhet për ta shpëtuar atë nga ndjekja penale. Kryeministri i emëruar Dritan Abazoviç ka deklaruar se reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përgatitjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2023 do të jenë prioritete për qeverinë e re në Mal të Zi. Abazoviç tha se qeveria e tij do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra. Ai pretendon të ketë mbështetje nga 46 deputetë në parlamentin 81-vendësh në Podgoricë.

Qeveria e re synon nënshkrimin e marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, regjistrimin e popullsisë si dhe përfshirjen në nismën ekonomike ndërkufitare “Ballkani i Hapur” ku aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Të fundit