25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mali i Zi mbetet i mbyllur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Greqia i përforcon masat

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët paralajmëroi masa shtesë për kufijtë tokësor ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, që edhe ashtu janë të hapur vetëm për shtetas grek dhe ata që kanë leje për qëndrim, njofton Portalb.mk.

Si masë plotësuese është ajo që nga nesër në kalimin e vetëm të hapur ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, “Evzoni” do të ketë ndalesë për çfarëdo kalimi të mjeteve motorike në periudhën nga ora 23 deri në ora 7 të mëngjesit.

Kjo masë, thekson Pecas, është për shkak se Greqia konsideron që kalimi i vazhdueshëm i kufijve tokësor është një nga tre rreziqet për rritje të numrit të infektuarve me koronavirus në vend.

Sot edhe Mali i Zi e zgjeroi listën e shteteve, shtetasit e të cilave mund të hyjnë në këtë vend detar pa restrikcione, por kjo nuk vlen për Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për qytetarët e shteteve Azerbejxhan, Bellorusi, Kanada, Rusi, Ukrainë dhe Zimbabve.

Të fundit