20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Mali Sharr”, bisedohet për ndërprerjen e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla

Po negociohet për tërheqjen e koncesionerëve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Kodrën e Diellit. Këtë sot e tha ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini pasi një pjesë e Malit Sharr u shpall park nacional. Sipas Nuredinit, disa nga koncesionerët mendojnë të tërhiqen nga qëllimi për të ndërtuar, ndërsa për tjerët shpreson se do kenë, siç tha, mirëkuptim ekologjik. Megjithatë, bisedimet po vazhdojnë.
Në tre muajt e ardhshëm duhet të zgjidhet se kush do të drejtojë me ndërmarrjen parku nacional “Mali Sharr”. Duhet të përcaktohet çfarë dhe deri ku është e lejuar të ndërtohet në secilën prej zonave të mbrojtura. Në parkun nacional do të ketë edhe kontrolle.

Plani i menaxhimit me zonën e mbrojtur duhet të miratohet për një vit. Mali Sharr javën e kaluar edhe zyrtarisht u shpall si parku i katërt nacional në vend, krahas Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës.

Igor Stefanovski

Të fundit