19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mali Sharr dhe Malet e Osogovës – Dy zona të reja -të mbrojtura në vend

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor ju informon që në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së u miratuan iniciativat për mbrojtje të dy zonave në vendin tonë: Malin Sharr dhe Malet e Osogovës.

Qeveria solli vendime për pranimin e propozimeve të MMJPH për shpallje të malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë Park nacional dhe për shpalljen e maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur të kategorisë V-pjesë e mbrojtur.

Në pajtueshmëri me procedurat ligjore për shpallje të zonave të mbrojtura, në periudhën në vijim do të mbahen debate publike në bazë të propozimeve të popullatës lokale, si dhe të gjithë palëve të interesit dhe pas harmonizimit të mendimeve dhe vërejtjeve, do të përpilohen propozime përfundimtare për shpalljen e këtyre lokacioneve.

Në lidhje me vendimet, Ministri Nuredini theksoi se shpallja e këtyre dy zonave të cilat përmbajnë vlera të larta biologjike dhe kulturore për zonat e mbrojtura, përveç që i përmbushin detyrimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare për mbrojtje të diversitetit dhe biodiversitetit, gjithashtu nënkupton shfrytëzim të potencialit të madh për zhvillim ekonomik lokal, gjegjësisht menaxhim i qëndrueshëm me resurset natyrore duke siguruar shërbime eko-sistemore dhe eko-turizëm’’. ls/shk/

Të fundit