14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mall i konfiskuar në tregun me shumicë Kuantashki iu dhurua disa institucioneve

Malli i konfiskuar prej frutave e perimeve në aksioninnë tregun me shumicë Kuantashki, që dje e kryen inspektorati shtetëror i tregut, Drejtoria për polici financiare dhe Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe MPB-ja, i është dhuruar institucioneve të vendit, ku është më se e domosdoshme.

Ky vendim është sjellur në takimin e djeshëm të drejtoëve të Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu dhe të Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran trajkovski.

Agjencia për menaxhim me pronën e koinfiskuar kumtoi se për herë të parë ndodhë që malli i konfiskuar në të njejtën ditë t’u dhurohet IPSHF “11 Tetori” – Shkup, Shkollës shtetërore për rehabilitim për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” Shkup, IPSH Klinika universitare për terapi fizikale dhe rehabilitim mjekësor – Shkup, Shoqatës për persona të verbër – Kumanovë, IPSH Spitalit të posaçëm për gjinekologji ebstetrikë “Nënë Tereza”, IPSH Spitlait psikiatrik “Shkup” – Shkup, Institutit për ëlmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle, NP Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve – Shkup dhe INP Idrizovë.

“Shprehim falënderim për të gjitha institucionet kompetente për mbështetjen e dhënë dhe qëndrimin e fuqishëm për zgjidhje të problemit me çmimet e larta të prodhimeve. Bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve dhe çdo anashkalim i ligjeve do të sanksionohet, sepse sistemi duhet të funksionojë në tërësi me respektim konsekuent të rregullave ligjore. Falënderojmë kolegët nga Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe kolegët nga institucionet kompetente të cilët në mënyrë më se profesionale e kryen punën. Vazhdojmë më tejme aktivitete në terren”, ceket në deklaratën me shkrim të drejtorit Driton Nebiu.

Të fundit