20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mançevski: Nëse vazhdon kriza, jo vetëm në administratë, por edhe në vendet tjera duhet të ulim pagat

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski për “Utrinski Brifing” tha se nëse vazhdon kriza me coronavirusin, jo vetëm administratës, por edhe në vendet tjera duhet të shkurtohen pagat.

“Nëse kriza vazhdon në muajt e ardhshëm, jo vetëm nga administrata, por nga shumë vende të tjera, do të ketë ulje të pagave. Këto janë një ndërlidhje dhe do të duhet të monitoroni situatën. Në këtë periudhë ne kemi vendosur që këto janë masa të mjaftueshme për momentin, por ne po ndjekim nga afër situatën dhe dëshirojmë të dëgjojmë të gjitha sugjerimet dhe zgjidhjet e mundshme. Ne duhet të sigurohemi që më të prekurit dhe për çdo familje të ketë të ardhura”, tha Mançevski.

Në pyetjen se çka do të bëhet me ato që kanë humbur vendet e punës dhe honorarët, Mançevski tha se ka dërguar mesazh deri tek kompanitë.

“Sa i përket honorarëve, janë përfshi në masa dhe themi që gjysma e shumës së rënë dakord duhet të paguhet me të drejtën e autorit. Ne gjithashtu gjejmë të ardhura për punonjësit në kulturë dhe sport. Ende nuk kemi mbuluar të gjitha degët, jemi përqendruar së pari tek më të prekurit. Procedurat për të hyrë në ndihmën shtetërore nuk do të jenë të komplikuara, nuk do të kërkohen grumbull letrash”, tha Mançevski./Telegrafi/

Të fundit