24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mançevski: Të shfrytëzohet mundësia e parë për organizimin e zgjedhjeve

Qëndrimi i LSDM-së është që në mes të qershorit ekziston mundësi të organizohen zgjedhje, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë dhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, në emisionin “24 analiza” në TV 24.

Sipas Mançevskit, duhet të shfrytëzohet mundësia e parë për të organizuar zgjedhje.

“Çfarë do të bëjmë nëse kemi intensitet më të lartë të virusit në vjeshtë? Ne duhet të shfrytëzojmë mundësinë e parë për të organizuar zgjedhje. Komisioni për sëmundje infektive e dinë se çfarë janë grupimet dhe kjo është arsyeja pse testimi ka për qëllim drejt atyre territoreve. Testi i rremë negativ është më i rrezikshmi, ndërsa testimi i tepërt gjatë periudhës së inkubacionit mund të krijojë informacion të rremë se nuk ka njerëz të infektuar”, theksoi Mançevski.

Në lidhje me datën e zgjedhjeve, thotë se asgjë nuk do të bëhej në kundërshtim me atë që thotë Komisioni i sëmundjeve infektive.

“Nëse për ndonjë arsye nuk është e mundur t’i mbajmë ato në atë datë, do ta respektojmë këtë”, tha Mançevski.

Tani, thekson ai, rrethana vështirësuese janë se nuk kemi Kuvend.

“Nëse nuk ka zgjedhje për kohë të gjatë, gjendja e jashtëzakonshme do të duhet të vazhdohet. Indikacionet thonë se nëse tani ka ulje të virusit, ndërsa rishfaqet në vjeshtë, atëherë tani është mundësia për zgjedhje. Nëse vendosim që nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, atëherë kjo qeveri duhet të vazhdojë me afatet ku ata u ndalën dhe zgjedhjet duhet të mbahen”, tha Mançevski. bs/bsh/

Të fundit