18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, 17 raste të reja me Covid-19 dhe dy të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 16 pacientë të shëruar. Prej tyre shtatë janë nga Shkupi, gjashtë nga Kumanova, dy nga Prilepi dhe një nga Velesi.

“Në klinikën për Sëmundje Infektive humbi jetën një pacient nga Shkupi (89), i hospitalizuar më 4 maj. Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi edhe një pacient të ndjerë nga Velesi i cili ka qenë në spitalin ‘8 shtatori’ nga 15 prilli”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 460 testime dhe janë vërtetuar 17 raste të reja me Covid-19. Prej rasteve të reja tre janë në Shkup, dy në Kumanovë, tre në Prilep, gjashtë në Tetovë, Veles dy rate dhe Manastir një rast.

Gjithsej numri i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut është 1.740, numri i të shëruarve 1.251, ndërsa numri i të vdekurve 97. Momentalisht në Maqedoni ka 392 raste aktive me coronavirus.

Të fundit