19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, 22 raste të reja, humb jetën një paciente nga Struga

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 22 raste të reja me të infektuar me coronavrius.

Sipas qyteteve, Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilep (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 është 241 persona deri në orën 12:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendbanimit, në Shkup ka 143 të infektuar, Dibër 45, Kumanovë 20, Shtip dhe Prilep 8, Tetovë 4, Ohër, Veles dhe Strugë me nga 3, Kavadar 2, dhe Gostivari dhe Manastiri me nga një.

Nga MSH njoftojnë se këtë mëngjes një pacient vdiq në moshën 66 vjeçare nga zona e Strugës.

“Ajo dhe burri i saj u diagnostikuan dje me koronavirus pozitiv. Pacienti kishte sëmundje të zemrës, sëmundje kronike pulmonare dhe tension të ngritur”, shprehen nga MSH./Telegrafi/

Të fundit