29/06/2022
20.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Ajri i ndotur para nisjes së sezonit të ngrohjes

Edhe para sezonit të ngrohjes në vend, është arritur kulmi i ndotjes së ajrit. Ajri është i ndotur në disa pjesë të Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Kërçovës, Manastirit dhe Koçanit. Ajër të rrezikshëm ka në Novo Lisiçe të Shkupit . Kjo tregohet nga stacioni matës “pulse.eco”, i cili sot ka matur 278 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër.

Nga ana tjetër, stacioni shtetëror mati shumë më pak – 24 mikrogramë të grimcave PM 10. Ajri në këtë lagje ishte ndotur edhe një natë më parë. Qytetarët ankohen për një erë e pakëndshme.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thotë se ndotja e ajrit është një problem kompleks dhe ato nuk janë i vetmi institucion që punon për ajër më të pastër. Sipas tyre, nevojiten një plan i mirë urban, i gazifikimit, kontrollit dhe kufizimit të trafikut. Masat e deritanishme pretendojnë se japin rezultate.

“Nga të gjitha stacionet e matjes në vend nga viti 2005 deri në 2019, ekziston një trend në rënie i përqendrimit të grimcave, për shkak të masave të marra nga institucionet në nivelin qendror dhe lokal.”

Kërkimet e fundit tregojnë se ndotja e ajrit kontribuon në përhapjen e koronavirusit, që do të thotë se virusi mund të jetë në grimcat PM dhe të transmetohet përmes ajrit./Alsat/

Të fundit