28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, arrestohen tre persona që kanë tentuar në mënyrë ilegale të kalojnë kufirin

Sipas njoftimi të MPB-së, tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak se kanë tentuar ilegalisht ta kalojnë kufirin.

Gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Llojan në linjën kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë, policët kanë arrestuar E.S (59) nga Serbia dhe I.I nga fshati Llojan për shkak se në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin.

Një rast tjetër ka pasur në vendkalimin kufitar “Bllaca e Poshtme”, ku zyrtarët policorë kanë arrestuar S.K nga Kosova (19)./Telegrafi/

Të fundit