15/08/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Debat publik për rregullimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm

Me rastin e miratimit të Ligjit për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm, sot do të mbahet debati publik në temën “Rregullimi i statusit juridik të objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm”, në organizim të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas KSHPK-së, korrupsioni është më i theksuar atje ku ka më shumë mundësi për abuzim dhe manipulim, ndërsa hapësirë ​​të gjerë për abuzim dhe korrupsion ka në urbanizmin dhe ndërtimtarinë.

“Si shembuj mund të shërbejnë, miratimi i planeve urbanistike të përgjithshme dhe të hollësishme, ndryshimi i planeve urbanistike për shkak të legalizimit të ndërtesave të paligjshme në vend të planifikimit hapësinor, numri i madh i ndërtesave të paligjshme, lëshimi i lejeve për ndërtimin dhe disponon me toka që janë në proces të denacionalizimit, qëndrimi selektiv i komunave dhe organeve gjatë prishjes së ndërtesave të paligjshme dhe gjatë sanksionimit të shkelësve të ligjit, përqindja e lartë e zgjidhjeve të parealizuara për prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, numri i madh i ndërtesave të banimit dhe biznesit midis ndërtesave të paligjshme”, shpjegojnë nga KSHPK për korrupsionin e mundshëm në urbanizëm.

Në debat, përveç kryetares së KSHPK-së, Biljana Ivanovska, janë parashikuar fjalime edhe të Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, ekspertë të urbanizmit dhe ndërtimtarisë, gjyqtari Vladimir Tufegxhiq, ndërsa nga diskutimi do të nxirren vëzhgime përfundimtare të cilat më pas do të paraqiten në institucionet kompetente.

Të fundit