Maqedoni/ Edhe një tjetër viktimë e koronavirusit – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Maqedoni/ Edhe një tjetër viktimë e koronavirusit

Gruaja nga fshati Tatesh i Epërm i Strugës e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, mëson in7 nga burim pranë familjes, përcjell GazetaExpress.

E ndjera ka vuajtur edhe nga sëmundje tjetër ndërsa Covid-19 ia ka përkeqësuar më shumë gjendjen shëndetësore, me çka për shkak të imunitetit te dobët, nuk ka mundur ti rezistojë virusit.

Në gjendje më stabile ështe bashkëshorti i saj. Të dy kanë qënë në një darkë familjare ne Dibër, në natën kur ky qytet u mbyll në karantinë. Ata kanë lidhje miqësie me mjekun Ylber Kokale nga Dibra, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv në koronavirus. Bashkë me çiftin, janë testuar edhe anetarët e tjerë të familjes, por kanë rezultuar negativë./GazetaExpress/B.Lika/

Related posts

Qendra pranuese për emigrantë në Gjevgjeli mori ndihmë gjermane në pajisje mbrojtëse

Televizioni Koha

Komunikim i jashtëzakonshëm, përdorim racional për arritje dhe cilësi

Televizioni Koha

Pendarovski: Marrëveshjen e prespës nuk ndryshohet | VIDEO

Televizioni Koha

Leave a Comment