27/05/2022
17.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Gjatë javës pritet lehtësim i masave anti-COVID

Nga gjithsej 1.192 analiza të kryera gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 48 raste të reja me COVID-19, që paraqet 4 për qind të të testuarve. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, shtatë janë riinfeksion. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar 253 pacientë të shëruar dhe dy të vdekur.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 42 janë nga Shkupi, Kavadari 3, Gostivari 2 dhe Prilepi 1. Numri më i madh i rasteve aktive është regjistruar në kryeqytet, 1027, nga 1834 që janë në tërë territorin e vendit.

Përfaqësuesja e Fondit të KB-së për Fëmijë (UNICEF) në vend, Patricia Di Xhovani në fjalimin e djeshëm tha se jemi në një situatë të paparashikueshme me pandeminë dhe se duhet të respektohen masat.

“Duhet të kemi parasysh se në cilën fazë të pandemisë ndodhemi, pra cila është rrjedha e saj. Komisioni i Sëmundjeve Infektive mblidhet, jep rekomandimet e tij, por nuk do të thotë që të gjitha masat të unifikohen për të gjithë territorin, sepse siç thamë ne nga UNICEF, komuniteti duhet të kujdeset për komunitetin. Nëse në një komunitet të caktuar nuk kemi raste të kovid-19 në atë rast masat mund të reduktohen, gjegjësisht nuk ka nevojë për maska ​​etj., por nëse ka raste të kovid-19 duhet t’u përmbahemi masave. Ne duhet të kemi besim në punën e Komisionit”, tha Di Xhovani.

Lidhur me reduktimin e masave, Shtabi i Përgjithshëm Koordinues për përballje me kovid në fund të javës së kaluar pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat ​​fillore, rekomandim për prezencë fizike në fakultete, me apel të fortë për vaksinimin si të nxënësve ashtu edhe të stafit arsimor, të rritet kapaciteti maksimal i kapaciteteve në hapësirë të brendshme nga 50 për qind në 75 për qind, por edhe të shfuqizohet protokolli për ambientet e hotelierisë që kërkojnë certifikatë vaksinimi për hapësirat e hapura, ndërsa për pjesë të mbyllura mbetet detyrimi për posedim të detyrueshëm të certifikatës.

Propozimet janë dorëzuar në Qeveri dhe pritet të votohen dhe miratohen në seancën e qeverisë së kësaj jave.

Në zhvillim është edhe karvani për promovimin e vaksinës kundër koronavirusi, që organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, USAID-it dhe UNICEF-it.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.955.058 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 305.114, numri i të shëruarve është 294.072, numri i të vdekurve është 9.208 dhe numri i rasteve aktive është 1.834.

Të fundit