19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, hapen 7 thirrje publike për ndihmë financiare për kompanitë e goditura nga kriza

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar, se sot janë hapur 7 thirrje publike për aplikim për ndihmë financiare të kompanive të goditura nga kriza covid.

“Dy thirrjet e para janë për artistët e estradës dhe ciceronët turistikë. Thirrja e tretë ka të bëj me mbështetjen financiare për kompanitë apo operatorë nga industria për organizimin e ngjarjeve, agjencitë që organizojnë ngjarje dhe të tjera. Thirrja e katër ka të bëjë për këndet argëtuese për fëmijë. Thirrja e pestë ka të bëjë për ushtrues të veprimtarisë së gastronimisë, siç janë: kabaretë, baret e natës, diskoteka dhe kështu me radhë. Thirrja e gjashtë ka të bëjë me mbështetjen financiare për restorantet për organizimin e dasmave si dhe thirrja e shtatë ka të bëjë për mbështetje financiare të agjencive turistike”, njoftoi Bekteshi.

Për të gjitha gjitha këto thirrje publike dhe miratimin e ndihmës, si bazë merren të ardhurat mujore mesatare gjatë vitit 2019. lartësia e mbështetjes llogaritet si vlerë e 30% e të ardhurave mesatare mujore dhe në mënyrë shtesë, secili subjekt aktiv do të marrë edhe ndihmë në vlerë prej 15.200 denarë për çdo të punësuar sipas numrit të orëve të punës, me prerje deri më 31 dhjetor 2020.

Të fundit