25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, inflacioni këtë vit ka arritur në 11.6%

Inflacioni mesatar në periudhën janar-gusht të vitit 2022 është 11.6% në bazë vjetore dhe kryesisht rezulton nga faktorët e jashtëm nga ana e ofertës, kumtoi Banka Popullore.

“Kontribut më të madh në rritjen e inflacionit të brendshëm ka rritja e çmimeve të importuara të ushqimeve dhe energjisë, duke përfshirë çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe atë termike, të cilat janë nën ndikim të zhvillimeve në tregun botëror të energjisë. Por, rritja e tyre afatgjatë dhe më e fortë krijon efekte transferimi edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxit më tej pritjet inflacioniste, që drejton në nevojën për udhëheqjen e politikave të brendshme të kujdesshme. Në muajt e fundit te çmimet e ushqimit vërehen përshtatje më të theksuara në rënie në bursat botërore, që në periudhën e ardhshme mund të sjellë përshtatje në rënie edhe të çmimet në vend. Në të njëjtën kohë, janë në rënie edhe rishikimet edhe të pritjeve për rritje te një pjesë e çmimeve. Megjithatë, pasiguria nga dinamika e ardhshme e çmimeve të produkteve primare në bursa, ndërsa veçanërisht të energjisë është theksuar për shkak të ngjarjeve ushtarake në Ukrainë”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Të fundit