23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Inspektorati i Tregut mbylli 40 aparate për kafe dhe katër lokale për tre ditë

Inspektorati Tregtar për tre ditë ka mbyllur katër lokale. Janë kontrolluar 547 objekte dhe gjithashtu kanë ndaluar 40 aparate për kafenë tre qytete.

“Prej gjashtë deri më 6 deri më 8 prill, për tre ditë, janë zbatuar 1346 kontrolle. 547 janë nga Inspektorati Tregtar, e që kanë të bëjnë me punën e lokaleve. Janë mbyllur katër lokale në Manastir, Gostivar dhe Tetovë. Është konstatuar se nuk e kanë respektuar ndalesën për punë”, tha Magdalena Filipovska-Grashkoska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, është konstatuar edhe rritje të çmimeve, të cilat nuk është dashur të rriten për shkak të ndalesës së Qeverisë.

“Janë kontrolluar edhe aparatet për në pompat e benzinës por edhe në lokacione tjera. Janë ndaluar për përdorim 40 aparate për kafe në Shkup, Ohër dhe Gostivar”, tha mes tjerash Filipovska-Grashoska./Telegrafi/

Të fundit