25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni: Komisioni për sëmundje infektive nuk e ndërpret mësimin për shkak të gripit

Komisioni për sëmundje infektive nuk ka rekomanduar pushim urgjent për nxënësit, për shkak të përhapjes së gripit në mesin e popullatës së shkollës.

Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndërprerje të mësimit, për shkak të përhapjes së gripit, i cili bëri që thuajse gjysma e nxënësve të mos shkojnë në shkollë.
Javën e kaluar nga 5,600 raste të regjistruara, shumica ishin nxënës.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi, dje tha vetëm se situata është duke u monitoruar dhe do të merren masa nëse është e nevojshme.

Sipas epidemiologëve, duhet të përmbushen disa kushte për ndaluar mësimin nëpër shkolla./Telegrafi/

Të fundit