29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, mbi 2600 qytetarë kanë bërë verifikim në Listën Zgjedhore

Nga fillimi i verifikimit publik në Listën Zgjedhore më 26 shkurt e deri më 1 mars, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) 2.613 qytetarë i kanë verifikuar të dhënat e tyre.

Më shumë votues i kanë verifikuar të dhënat e tyre në zyrat e KSHZ-së në Demir Hisar – 217, në zyrat rajonale në Strumicë – 181, në zyrat në Krushevë – 175, në Prilep – 164, në Manastir 159 dhe në Kërçovë – 131.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në këtë periudhë nga 26 shkurti e deri më 1 mars në Listën Zgjedhore janë regjistruar 29 qytetarë, nga Lista zgjedhore janë fshirë 23 qytetarë, ndryshim të të dhënave ka pasur për 19 qytetarë.

Në mënyrë shtesë, verifikim në Listën Zgjedhore mund të bëhet përmes ueb-aplikimit të faqes së internetit të KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/.

Verifikimi në Listën Zgjedhore, sipas listës së afateve të KSHZ-së si dhe paraqitja e shtetasve të Maqedonisë nga diaspora për votim në zgjedhjet e parakohshme përfundon më 11 mars në mesnatë.

KSHZ-ja deri dje në mesditë pranoi 1.430 aplikime për votim të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë apo janë në punë të përkohshme jashtë vendit. Votimi në diasporë duhet të organizohet më 11 prill./Telegrafi/

Të fundit