Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, tha se do të kërkojë ashpërsim të ri të masave për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Në lidhje me orën policore, ai tha se në natën e parë përgjithësisht janë respektuar masat për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.
“Në shtabin koordinues këtë mëngjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi marrë vendim për ashpërsimin e masave. Nëse vendimet miratohen nga qeveria dhe merren, publiku do të informohet”, tha ministri Çulev.
Ai njoftoi se janë arrestuar 18 persona, të cilët nuk ke kanë respektuar kufizimin e lëvizjes prej orës 21:00 deri 06:00.
Çulev njoftoi se policia ka kontrolluar 618 persone me vendim për mbikëqyrje shëndetësore dhe 7307 persona me vendim për vetizolim.
“Policia ka konfirmuar se 22 persona nuk e kanë respektuar masën e vetizolimit”, tha Çulev./Telegrafi/