24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, ngrijnë çmimet e vezëve dhe orizit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e nesërme do të ngrijë marzhet për orizin dhe vezët me çmime nga fillimi i këtij muaji. Ministri i Ekonomisë KReshnik Bekteshi, sot tha se nuk do të ketë ngrirje të marzheve për miellin dhe sheqerin, por pret që vetë tregtarët të ulin çmimet.

“Për ngrirjen e marzheve, nesër në seancën e Qeverisë do të merret vendimi për ngrirjen e orizit dhe vezëve, me çmime që ishin më herët gjatë këtij muaji. Për sheqerin dhe miellin, sipas të dhënave të Drejtorisë doganore për import dhe të dhënave nga prodhuesit, ka ulje çmimesh dhe nuk do të marrim asnjë masë. Në ditët në vijim presim që çmimet vetëm të bien. Nëse kjo nuk bëhet nga tregtarët, do të pasojnë vendime shtesë për çmimin e miellit”, tha ministri Bekteshi.

Ai nuk e tregoi uljen e re të çmimeve të orizit dhe vezëve për të mos u lënë hapësirë ​​tregtarëve të caktuar që të përgatiten për vendime dhe bëri të ditur se Qeveria do ta shpallë çmimin e saktë ditën kur do të merret vendimi.

Ministri garanton se nuk do të lejojë që kërkesa e shtuar të rrisë çmimet gjatë festave të ardhshme.

Të fundit