11/08/2022
22.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, policia me fotografi do ta dëshmojë gjobën për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse

Qeveria po rrit masat e lehta si pasojë e pandemisë Covid-19 në mënyrë që mos të shtohen masat restriktive. Janë duke u zhvilluar përgatitje në mënyrë që sa më shpejtë të lehtësohen kufizimet. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Në mënyrë që të zbusim masat, së pari duhet që të gjithë së bashku të sigurojmë mbrojtje, maskë, shall, dy metra largësi, mos të mblidhemi.

Qëllimi nuk është që të ndëshkohen qytetarët, por të sigurohet respektimi sa më i gjerë i masave, në çdo mënyrë, informojnë nga Qeveria.

Që nga dita e mërkurë në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë qytetarët do të detyrohen të mbajnë maskë, shall, apo ndonjë gjëje për të mbuluar gojën dhe hundën. Qëllimi është të krijohen kushte për më shumë lëvizje, duke garantuar mbrojtje.

Prandaj, fillimisht do të ketë vetëm paralajmërime, ndërsa më pas do të vijojnë edhe dënime. Policia do të duhet të dokumentojë përmes fotografisë se personi në fjalë nuk ka respektuar masat e duhura.

Në lidhje me lehtësimin e kufizimeve në territorin e të gjithë vendit, qeveria njofton se do të realizohet në disa faza, duke shtuar se po bëhen plane për të zvogëluar kohëzgjatjen e orës policore./Telegrafi/

Të fundit