28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni/ Shifra shqetësuese të shkurorëzimeve

Në Maqedoni vitin e kaluar janë bërë 13814 kurorëzime, që është rritje për 2,4 përqind në krahasim me vitin 2018, derisa numri i shkurorëzimeve është rritur për 22,8 % dhe shënon 1990.

Kështu thonë të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror për Statistika, informon Zhurnal.

Më së shumti kurorëzime 1747 janë kryer në muajin gusht, ndërsa më së paku në muajin shkurt, 809.

Tek gratë por edhe tek burrat, mosha mesatare që më së shumti kanë lidhur kurorëzim është nga 25 deri 29 vjet.

Mosha mesatare tek femrat është 26,9 vjet, ndëras 29,7 vjet tek buri.

Numri i shkurorëzimeve në vitin 2019 shënon rritje prej 22,8 përqind në krahasim me 2018tën, dhe ky numër shënon 1990 shkurorëzime.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, më së shumti shkurorëzime, gjegjësisht 430 janë kryer nga pesë deri në nëntë vite pas martese./Zhurnal.mk

Të fundit