11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, thirrje për bujqit për subvencione për mirëmbajtjen e vreshtave

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave fton bujqit që të aplikojnë për pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqe bujqësore të punuar për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese.

Përfitues të kësaj nën mase janë njësitë bujqësore që kanë sipërfaqe nën plantacione të vreshtave dhe janë të regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore.

“Sipërfaqja minimale nën vreshta është 0.2 hektarë, dhe numri minimal i kërkuar i fidanëve është 1389 fidanë për hektar, për vreshtat e mbjellë deri në pranverën e vitit 2022. Shuma e pagesave direkte është 12.000 denarë për hektar për të gjitha vreshtat”, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

MBPEU rikujton bujqit se afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve për subvencione është 30 qershor 2023.

Bujqit mund të paraqesin kërkesat çdo ditë pune në zyrat e njësive rajonale të MBPEU-së ose në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të Agjencisë së Pagesave.

Të fundit