19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut i fillon negociatat për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian në ditët në vijim duhet të fillojë ta përgatisë kornizë negociuese për negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, vendosën dje ministrat për çështje evropiane të Unionit.

Ky është hapi i parë i rëndësishëm para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, me të cilën shënohet hapja e kapitullit të parë ose sipas metodologjisë së re “klasteri” i parë.

Pas një viti e gjysmë shtyrje dhe kushte, Bashkimi Evropian dje vlerësoi se Maqedonia e Veriut tërësisht e dëshmoi aftësinë e saj për ta filluar procesin e shumë pritur të negociatave, i cili duhet të çojë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në BE.

Ministrat dje e miratuan edhe metodologjinë e reviduar negociuese, të propozuar në shkurt të vitit të kaluar nga ana e Komisionit Evropian, metodologji e cila do të duhej ta bëjë procesin politik dhe t’u japë kontroll më të madh ndaj procesit të vendeve anëtare të BE-së.

Ky ishte një prej parakushteve kyçe për Francën ë të pranojë hapjen e negociatave me cilin do vend kandidat.

Vendet anëtare dje shprehën kënaqësi edhe nga metodologjia e re dhe nga avancimi reformues në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut e përshpejtoi punën nga tetori, u miratua Marrëveshja e Prespës, marrëveshja bilaterale me Bullgarinë e cila jep shembull për tërë rajonin, kjo duhet ta hapë rrugën për vendin”, deklaroi eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, duke theksuar edhe se vendi arriti ta sjellë edhe ligjin për prokurorinë publike në kushte të qeverisë teknike.

Komisari vlerësoi edhe se pas mossuksesit të tetorit të hapen negociatat dhe hyrja në funksion të përbërjes së re të Komisionit Evropian “punët nuk dukeshin mirë”, për hapjen e negociatave me të dy vendet. Ai i lavdëroi reformat në të dy shtetet dhe shtoi se vendimi i sotëm, duke e marrë parasysh kontekstin e rëndë politik në BE për shkak të koronavirusit është dëshmi për përkushtimin e BE-së ndaj rajonit.

Qëndrim të njëjtë kishte edhe kryesia kroate, sekretarja shtetërore e së cilës për çështje evropiane Andreja Metelko Zgombiq, tha se vendimi i sotëm është i mirë jo vetëm për të dy vendet, por edhe për vetë BE-në.

“Lajm i mirë është që BE-ja edhe në kohë të sfidave arriti të mbetet e fokusuar në sjelljen e vendimeve strategjike”, tha Zgombiq.

Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishin pika e vetme e mbledhjes së sotme të ministrave.

Pas vendimit të sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme që të hapet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, KE-ja ka tani për detyrë të përgatisë kornizë negociuese – vendet kandidate kanë obligim të njëjtë të tillë nga ana e tyre.

Pasi ajo kornizë do të finalizohet, u dorëzohet vendeve anëtare të cilat duhet ta miratojnë, me çka hapet rruga për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, sqarojnë për MIA-n nga KE-ja.

“Do të fillojmë tani shumë shpejtë ta përgatisim kornizën, duhet të ulemi me dy vendet, planifikojmë ta vendosim këtë në rend dite të Këshillit sa më shpejtë që është e mundur, gjegjësisht në qershor”, deklaroi Varheji,

Me këtë deklaratë është e qartë se Komisioni Evropian ka caktuar datë për fillimin e negociatave, menjëherë pas publikimit të raporteve të rregullta për avancim të reformave, të paraparë për në maj.

“Procesi bazohet në shërbime personale”, përsëriti eurokomisari.

Sipas ministrit holandez për Punë të Jashtme, Stef Bllok, për Maqedoninë e Veriut nuk ka kurrfarë problemi menjëherë të përgatitet korrnizë negociuese e KE-së dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, sepse nuk ka kushte shtesë.

“Për Shqipërinë, punët janë me nuanca. Mbesin çështjet të cilat kërkojnë vëmenjde, por raporti për avancimin gjithashtu tregon progres ndaj reformave ashtu që Shqipëria është në rrugë të mirë, Këshilli ka vendosur se negociatat mund të fillojnë kur do të ketë avancim të qëndrueshëm për këto çështje”, është qëndrimi zyrtar i Hagës. tm/fb/

Të fundit