20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut me realizmi më të mirë të rekomandimeve për reforma ekonomike të BE-së

Ministrja e Financave, Nina Angelovska dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, morën pjesë në Dialogun e rregullt vjetor Ekonomik dhe Financiar midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, i cili u zhvillua online.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, u tregua se Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit është më e mira në rajon për sa i përket rekomandimeve të Komisionit Evropian nga Programi i Reformës Ekonomike, për periudhën nga maji 2019 deri në janar 2020, të cilat i referohen masave të reformave për të forcuar stabilitetin financiar dhe krijimin e vendeve të punës.

Komisioni Evropian vlerësoi gjithashtu politikat e Maqedonisë për ballafaqim me coronavirusin.

Ministrja e Financave, Angelovska, e cila koordinon procesin e përgatitjes së masave ekonomike në Program, theksoi se ka përparim relativisht të mirë në masat./Telegrafi/

Të fundit