20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut merr kryesimin e CEFTA-s, sot do të prezantohen përparësitë për vitin 2021

Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë kryesimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për këtë vit, ndërsa Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të paraqesin sot përparësitë për vitin 2021 për CEFTA-n gjatë presidencës së vendit tonë, njofton Portalb.mk.

Marrja e rolit drejtues në zbatimin e aktiviteteve prioritare është planifikuar të zbatohet përmes Planit të Përbashkët të Veprimit Rajonal të Tregut (CAP) 2021-2024, miratuar gjatë Samitit të Sofjes në nëntor 2020 dhe mbështetur nga Komisioni Evropian.

Qëllimet kryesore të presidencës së Maqedonisë së Veriut janë të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së fortë, tërheqjen e investimeve dhe rritjen e tregtisë në rajon dhe prosperitetin më të mirë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të arrihet duke lehtësuar tregtinë e mallrave dhe shërbimeve dhe duke krijuar një rajon pa masa tregtare dhe pengesa.

Ky proces bazohet në zonën ekonomike rajonale të iniciuar nën Procesin e Berlinit dhe është pjesë integrale e Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së (PIE) për Ballkanin Perëndimor. PIE vë theks të fortë në ndërtimin e një tregu të përbashkët rajonal si mënyrë për të rritur aftësinë konkurruese në Ballkanin Perëndimor. Tregu i përbashkët rajonal është një hap përpara drejt integrimit më të afërt të Ballkanit Perëndimor me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian përpara anëtarësimit zyrtar.

Të fundit