20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut në mesin e vendeve ku gjendja me korrupsionin është përkeqësuar më së shumti

Indeksi i perceptimit të korrupsionit nga Transparency International për vitin 2020, i vendos Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën e Hercegovinën në mesin e vendeve në botë, ku gjendja me korrupsionin përkeqësohet më së shumti.

Këto dy vende ballkanike janë në vendin e 111 të listës, me gjithsej 180 vende, pozitë të cilën e ndajnë me Panamanë dhe Mongolinë. RMV-ja ka shënuar rënie për tetë vende në krahasim me vitin 2012, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia e Veriut është më keq e radhitur në rajon, me 35 pikë. Sllovenia ka pozitë më të mirë nga vendet e rajonit, me 60 pikë, më pas Kroacia me 47, Mali i Zi-45, Serbia-38 dhe Kosova me 36.

Ndërsa vendet më të mira në nivel global janë Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda dhe shtetet tjera perëndimore me shkallë të lartë të demokracisë.

Sipas raportit, pandemia e ka diktuar vitin e kaluar, por edhe plotësisht e ka zbuluar anën më të errët të korrupsionit, të cilin qytetarët e kanë paguar me jetët e tyre. Institucionet e paralizuara nga korrupsioni, ju kanë dhënë prioritet vjedhjeve të mjeteve publike, në dëm të sigurimit adekuat të mbrojtjes shëndetësore./Telegrafi/

Të fundit