19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut nisi procedurat për furnizim me ilaçin “Remdesivir” kundër Kovid-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë miratoi blerjen e ilaçit “Veklury (Remdesivir)”, e pranuar në trajtimin e Kovid-19, transmeton SHENJA.

Blerja e ilaçit do të bëhet përmes Marrëveshjes për blerje të përbashkët e nënshkruar më Komisionin Evropian. Venko Filipçe është caktuar nga Qeveria për të nënshkruar dhe realizuar Marrëveshjen e veçantë për blerje publike të ilaçit.

“Qeveria e ngarkoi Ministrinë e financave të sigurojë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së shëndetësisë për vitin 2020 të shtojë 13,500,000 denarë për blerjen e ilaçit “Veklury (remdesivir)” për muajin tetor”, sqarojnë nga Qeveria.

Të fundit