25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut nuk shpallë gjendje krize

Këshilli i Sigurisë Nacionale në Maqedoninë e Veriut vlerësoi se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë territorin e vendit, informon INA.

“Këshilli i Sigurisë Nacionale ka vendosur se momentalisht nuk ka nevojë për të shpallur gjendje krizej në tërë territorin e vendit apo gjendje të jashtëzakonshme për ballafaqim me pandeminë që ka përfshirë vendin”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski.
Sipas tij, qasja e shtetit në këtë moment është adekuat ndaj rreziqeve me të cilat ballafaqohemi, pasi që edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se vendi ynë në mënyrë më adekuate po zbaton masat e rekomanduara. Ai tha se nëse ka nevojë për të shpallur gjendje krize, për këtë do ta udhëzojë Qeverinë. Deri tani ai tha se gjendja e krizës është shpallur në komunat Dibër dhe Qendër e Zhupës. Pendarovski tha se nuk duhet të shpejtohet me masa të tjera dhe se situata po monitorohet dhe është nën kontroll. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojmë masat që po sugjerohen nga ana e institucioneve përgjegjëse, që janë mobilizuar sidomos në sferën e shëndetësisë.(INA)

https://www.facebook.com/SPendarovski/videos/638233783627360/

Të fundit