23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia e Veriut sot do të pranojë dërgesën e dytë të vaksinave nga Serbia

Maqedonia e Veriut, sot do të pranojë dërgesa e dytë të vaksinave “Pfizer” nga Serbia, gjegjësisht, vaksinat, homologut të tij nga Maqedonia do t’ia sjellë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, në pikën kufitare Tabanoc, shkruan Portalb.mk.

“Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot (e mërkurë, 24.02.2021 vit) në vendkalimin kufitar Tabanoc do të presë delegacionin e udhëhequr nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Serbisë Zllatibor Lonçar i cili do të dorëzojë pjesën e dytë prej tetë mijë vaksinash nga kompania Pfizer. Ngjarja do të zhvillohet në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi, ku janë planifikuar deklarata për mediat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri tani, me dërgesën e parë të vaksinave janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor e kanë pranuar vaksinën kundër Covid-19.

Përkujtojmë se më 14 shkurt, Serbia, gjegjësisht presidenti serb Aleksander Vuçiq i dhuroi Maqedonisë së Veriut dërgesën së parë të vaksinave kundër KOVID-19, 4.680 vaksina, në pikën kufitare Tabanovc, ku nikoqir ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Jam i gëzuar që arritëm ta bëjë këtë, mundëm edhe para dhjetëra ditëve, por kemi pasur probleme me lejen për eksport, sipas të gjitha gjasave ka procedura të komplikuara. Serbia nuk ka kurrfarë interesa përveç të tregojë miqësi ndaj popullit maqedonas. Asgjë nuk na intereson, përveç se miqësia jonë të avancojë dhe të jetojmë si fqinj të afërt dhe miq të mirë. Mik i vërtetë është ai i cili do t’u gjendet kur e keni më rëndë, a jo më lehtë”, deklaroi Vuçiq.

Zaev tha se dërgesa e parë prej mbi 4.000 vaksinave nga “Fajzer” është akt i çmuar i miqësisë nga siç tha ai, Serbia vëllazërore, dhe është ndihmë e parë derisa të arrijnë vaksinat që vendi ka porositur.

Ndryshe, sjellja e vaksinave si donacion nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt, por u prolongua për disa ditë, ndërsa si arsye për këtë dy qeveritë theksuan dokumentacionin teknik.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Derisa shteti po i pret dozat e para të vaksinave, ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Të fundit