28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedonia ka ushqime, karburante dhe energji të mjaftueshme, nuk ka probleme me furnizime

Qytetarët të jenë të qetë dhe të mos shqetësohen se pse në rezervat mallrave në vend ka sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës. Tregtarët e blejnë rregullisht karburantin sipas kërkesës, sigurojnë autoritetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shteti, siç njoftojnë nga Qeveria, ka një sasi të mjaftueshme të drithërave në rezerva mallrash, në mullinjtë vendas ka rezerva prej 45 mijë tonësh grurë, sasi të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e tregut vendor deri në korrjen e ardhshme. Sipas statistikave zyrtare kemi rritje të prodhimit të grurit nga 195 mijë tonë në vitin 2017, vitin e kaluar është rritur në 253 mijë tonë.

Në vend ka mish të mjaftueshëm dhe për momentin nuk do të ketë ndryshim të çmimit, thanë prodhuesit dje pas takimit me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Edhe mullixhinjtë paralajmëruan gjithashtu se nuk duhet të priten probleme në furnizimin me grurë dhe miell.

Biznesmenët do të sigurojnë sasi të mjaftueshme, thonë nga Grupi për industrinë e bluarjes dhe furrës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Ata presin që masat e qeverisë rreth çmimeve të krijojnë një klimë dhe siguri të favorshme, si për stabilitetin e industrisë, ashtu edhe për mbrojtjen nga rritja e tepërt apo rritja e detyruar e papërshtatshme e çmimit të miellit dhe bukës./Telegrafi/

Të fundit