29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mariçiq: 9 maji na obligon të vazhdojmë ta ruajmë paqen, unitetin, stabilitetin dhe lirinë

Dita e 9 Majit është simbol i heroizmit dhe unitetit të njerëzve të cilët i kanë mbrojtur shtetet e tyre dhe tërë botën nga e keqja më e madhe gjatë shekullit të kaluar – fashizmi. Kjo datë historike na paralajmëron se të keqen që e ka bërë fashizmi, asnjëherë nuk guxon të përsëritet për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Njëkohësisht, kjo datë na obligon të vazhdojmë t’i ruajmë parimet reale për ndërtimin e paqes, unitetin, stabilitetin dhe lirinë, porosit zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështjet evropiane Bojan Mariçiq në video fjalimin me rastin e Ditës së fitores ndaj fashizmit dhe Ditës së Evropës.

Në urimin me mesazh për paqe, unitet dhe solidaritet, Mariçiq përkujton se sot festohet fitorja e demokracisë, vlerave evropiane, toleranca dhe dialogu, në realizimin e vizionit të Robert Shumanit dhe Zhan Monesë, si dhe se kjo ditë është mundësi që të respektohet dhe të shprehet falënderim për atë që Bashkimi Evropian e bën në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të kontinentit.

“Datën 9 Maj këtë vit Evropa dhe bota e shënojnë në kushte të krizës së sigurisë ekonomike dhe energjetike dhe prandaj, si asnjëherë më parë na nevojiten bazat e vlerave evropiane, solidaritetit, unitetit dhe bashkëpunimit”, thekson zëvendëskryeministri Mariçiq.

Sipas tij, sfidat e tanishme padyshim tregojnë se zgjerimi, si politikë më e suksesshme e Bashkimit Evropian, megjithatë është mënyra e vetme për përforcim dhe mbrojtje të sigurisë. paqes dhe avancimit të Evropës, si dhe se politika koherente e dyerve të hapura do të kthehet lartë në agjendën e BE-së dhe në periudhën që vijon të japë rezultate.

“Qëllimi ynë dhe gjenerata e vetme për një të ardhme me prosperitet të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme është Bashkimi Evropian. Prandaj edhe mbesim përherë të përkushtuar që vendi ynë të mbetet i anëtare e plotfuqishme, e besueshme dhe përgjegjëse në familjen evropiane”, thotë Mariçiq.

Zëvendëskryeministri Mariçiq sot dhe nesër është për vizirë pune në Paris, ku do të ketë takime me Klemen Bon, sekretar shtetëror për çështje evropiane të Francës, me Izabel Dumont këshilltar politik për Ballkanin të presidentit Emanuel Makron dhe me kryetarin e Komitetit për Çështje ndërkombëtare dhe mbrojthe, Kristian Kambon.

Në kuadër të vizitës, Mariçiq do të ketë fjalim edhe në konferencën “Dialogje ballkanike” në të cilën marrin pjesë përfaqësues të lartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës.

Të fundit